Gjenden 14 vampirëve të varrosur me kokën poshtë

Gjenden 14 vampirëve të varrosur me kokën poshtë

“Të shëndoshë” dhe “vampirë” janë dy fjalë që zakonisht nuk mund të gjenden brenda një fjalie të njëjtë.

Megjithatë kjo është duke ndodhur kohët e fundit në mediat polake, pasi arkeologët, të cilët kanë qenë duke i studiuar varrezat e njerëzve, të varrosur me metoda të çuditshme, e që cilësoheshin vampirë, kanë zbuluar që eshtrat e tyre nuk tregojnë asnjë shenjë të sëmundjes apo deformimit.

Në mesin e rreth 1000 varreve që gjenden në varrezat që janë hulumtuar nga kërkuesit, në 14 prej tyre gjenden mbetjet trupore të atyre që ishin konsideruar vampirë.

Ata zakonisht janë varrosur me kokëposhtë dhe mbi trupin e tyre të pajetë ishin vënë gurë të rëndë, gjë kjo që ishte bërë me qëllim të parandalimit të ngritjes së tyre nga varri.

Megjithatë, ajo që i ka befasuar më së shumti hulumtuesit është fakti që këta vampirë nuk kanë qenë të prekur nga asnjë sëmundje. /lexo.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *