Disa shenja të vogla që mund të tregojnë se a jeni me të vërtetë ‘shpirti binjak’ i partnerit tuaj (dhe anasjelltas).
Megjithëse keni bërë sherr, ai gjithmonë nuk harron të të zbusë zemrën me një mesazh dashurie.
Motoja e tij është: Ti vjen e para, pastaj janë gjërat e tjera të përditshmërisë.
Megjithëse është rrëmujaxhi, ai nuk përton ta pastrojë banesën vetëm të të bëjë ty të lumtur.
Kurrë nuk të merr në telefon, kur e di se jeni me shoqet.
Kushti i vetëm i tij është që të mos e tradhtoni me dikë tjetër
Kuptoheni vetëm me një vështrim dhe qeshni të dy edhe atëherë kur të tjerët nuk qeshin dhe nuk e kuptojnë përse.
I pëlqejnë shoqet tuaja dhe kurrë nuk ka bërë komente negative për to.
Edhe pse nuk është e vërtetë, ai insiston se darka që keni përgatitur është e mrekullueshme, përkundër asaj se fytyra e tij tregon diçka tjetër.
Megjithëse keni një kohë të gjatë bashkë ju nuk e keni parë kurrë që ai të kthejë kokën prapa femrave të tjera. /lexo.al/