Liga e Kampionëve: Sonte Shkëndija do të përballet me The New Saints. Ja se cilat janë statistikat e kësaj loje!

Liga e Kampionëve: Sonte Shkëndija do të përballet me The New Saints. Ja se cilat janë statistikat e kësaj loje!

Atmosfera te skuadra tetovare pas një sezoni historik që u mbyll me fitimin e kampionatin dhe të Kupës është shumë pozitive.

Futbollistët kuqezi kërkojnë sfida të reja fillimisht në eliminatoret e Ligës së Kampionëve dhe më pas edhe në sezonin e ri të garave vendore.

Sonte kuqezinjtë në ora 20:15 do të luajnë kundër The New Saints, në stadiumin Philip II Arena në Shkup.

Sipas disa burimeve, ja se cilat janë statistikat e kësaj loje: 76% janë në fitore të Shkëndijës, 16% për barazim dhe vetëm 8% në fitore të kundërshtarëve, The New Saints.

Pra, sic shihet edhe nga vet statistikat dhe sidomos duke marrë parasysh formën e tyre mbresëlënëse në ligë, shancat e ekipës kuqezi janë shumë më të mëdha drejt fitores së tyre të parë në Ligën e Kampionëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *