Lirohet nga paraburgimi Ballist Morina: Tashmë është zyrtarisht i lirë

Lirohet nga paraburgimi Ballist Morina: Tashmë është zyrtarisht i lirë

Pas shumë përpjekjesh është liruar nga qelia e paraburgimit ku ka qëndruar për muaj të tërë, Ismail Morina, i njohur edhe si Ballist Morina.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ballisti, i cili ka shpërndarë një foto me konsullin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë të akredituar në Bari, në Itali.

“Me konsullin e përgjithshëm të republikës së Shqipërisë të akredituar në Bari të Italisë Zotërinë/Dashamirin Adrian Haskaj. Përgëzime të veçanta strukturave të shtetit shqiptare që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin tim. Respekt për Kroacinë dhe Italinë në paanshmërinë e treguar prej tyre dhe mirënjohje gjithë atyre që zbritën rrugëve të kryeqytetit shqiptar në mbrojtjen time. I LIRË!”, – shkruan Morina.

Morina u arrestua nga policia kroate pas lëshimit të një urdhër arresti nga Serbia pas ngjarjes së dronit në ndeshjen Serbi-Shqipëri. /Blitz.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *