Logjike patriarkati! Kjo logjik e lodht që tka lon mbrapa edhe ty!

Logjike patriarkati! Kjo logjik e lodht që tka lon mbrapa edhe ty!

Adelina Tërshani, është autore e re me origjinë kosovare që njihet nga publiku i gjërë për frymën feministe në shkrimet e saja, transmeton portali Bon Zo.

Poezia e saj “Logjikë Patriarkati” u prezentua për publikun me 8 mars, në marshin “Marshojmë S’festojmë” i organizuar me rastin e ditës së gruas. Poezia trajton rolin e gruas në shoqërinë tonë, ngacmimin dhe paragjykimet që gratë dhe femrat i përjetojnë në përditshmëri. Poezia pati një jehonë shumë të madhe, duke vazhduar polemikat dhe komentet e shumta edhe sot.

Ekskluzivisht për lexuesit e BON ZO ne e ndajmë poezinë “Logjikë Patriarkati”.

 

“Logjikë Patriarkati”

Per me i evitu karrikat qe munen me m’lan t’vdekun,
edhe une, si Rita, heshti n’vend qe me kallzu qe m’pelqejne qikat e jo djemt.
Per mos me hup mundesine me u punesu n’market
une e qes edhe foton qe kerkohet nCV
“Aplikacionet te cilat nuk permbajne fotografi nuk shqyrtohen fare nga stafi yne”-
kjo ke pergjigjja qe e mora kur deshta me bo t’kunderten.
Tash a ka rensi qysh dokna a cka di me bo?
“Para se me t’marr n’pune, duhet me te testu cka din me bo ma s’miri”-m’thot
t’u e en shikimin neper tan trupin tem si me
kon une naj pikture e vendosun me u shiku per qejfi!
Thu ti qe nuk e ka specifiku vendin e punes n’shpallje.
Po po, une di me bo mire edhe qato qe po t’sillet ty neper kry,
po problemi oshte qe ti s’po ma mush synin!
Per me u siguru qe nuk kane me i shku huq 12 muje pushim lehonie,
ma jep testin e shtatzanise n’vend t’kontrates t’punes!
Nuk e din qe tash, dy prind e marrin pushimin, veq burri kursehet prej testit!
Tash, a ka rensi sa muj jom shtatzane a sa kom praktike pune?!

“Gruja nuk punon oshte amvise”
Kur thote kto harron qe kur t’shkon n’shpi, buken e ka gati,
shtratin e ka gati, fmin i ka rahat, teshat i ka t’lame,
shpin e ka t’fshime…pune gruje qe s’paguhet!
S’ka faj
Logjike patriarkati!

Se veq gruja duhet me u marr me fmit, osht nana e tyne.
E ti qe je baba?
Hala po tutesh po t’ik burrnia me u marr me fmin e tu a?
S’ka faj
Logjike patriarkati!
“Ja ka dhone shefit ajo”
Para se me mi kqyr gjujt a i kom t’kuq, duhesh me dite qe shifren e librave
qe i kom lexu une , ti nuk din me e lexu, ti s’din me e lexu as emrin e
universitetit me t’mire n’bote ne te cilin une jom diplomu.
E nese hala po menon qe qashtu po shkojkan punet per me
u ngrite n’karier, m’vjen keq qe ti paske me i flliq gjujt palidhje.
Po s’ki faj as ti
Logjike patriarkati!
Logjike e lodht qe t’ka lon mbrapa edhe ty,
ndryshe ti ma kishe hjek hijen e te qenit “hyjni”,
se ato pritet me qene t’pagabueshme
E une gaboj, une punoj, une bertas, une marr hise, une flas pa lejen tonde.
Se une jom njeri.

Nga: Adelina Treshtani

/BON ZO.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *