Limonët kanë përfitime të panumërta shëndetësore ashtu si edhe shumë përdorime të tjera të dobishme. Aroma dhe shija e dallueshme bëjnë që gjithçka që në përbërje ka limon të jetë shumë freskuese.
Për më tepër, konsumimi i tyre përmirëson shëndetin e zemrës, mund të trajtojë në mënyrë efektive problemet e lëkurës dhe infeksionet e shkaktuara nga bakteriet dhe mikrobet, transmeton Klan Kosova.
Por a i dini cilat janë përfitimet e lëngut të limonit në fytyrën tuaj?
Lufton aknet
Efektet antibakteriale e bëjnë lëngun e limonit një ilaç të shkëlqyeshëm kundër puçrrave të fytyrës. E gjitha çfarë ju duhet të bëni është që të fërkoni zonën e prekur me lëng limoni, ta lini atë gjatë natës dhe ta shpëlani me ujë të ngrohtë në mëngjes.
Ky trajtim do të parandalojë puçrrat e fytyës dhe do t’iu japë ngjyrën e përkryer të lëkurës.
Largon lëkurën e vdekur
Acidet limonike në lëng limoni kanë vetitë natyrale të shtresëzimit të cilat mund t’ju ndihmojnë të largoni qelizat e lëkurës së vdekur nga fytyra juaj.
Ja se si ju mund të përgatisni këtë pastrues me lëng limoni.
Përzieni lëngun e një limoni me një lugë gjelle vaj ulliri. Shtoni pesë lugë gjelle sheqer e një lugë gjelle mjaltë.
Përzieni mirë çdo gjë dhe vendoseni këtë në fytyrën tuaj duke bërë masazh butësisht në lëvizje rrethore. Shpëlajeni më pas fytyrën me ujë të ngrohtë.
Parandalon krijimin e yndyrës në lëkurë
Për shkak të vetive që ka, limoni mund t’iu ndihmojë të mbyllni poret e zgjeruara dhe të parandaloni që lëkura juaj të bëhet e yndyrshme.
Largon shenjat e errëta
Limonët kanë veti natyrale zbardhuese dhe gradualisht do të zhdukin pikat e errëta. Vetëm aplikoni disa pika lëng limoni në zonat e prekura para se të shkoni në shtrat dhe pastrojeni fytyrën mëngjesin e ardhshëm.
Ushqen lëkurën
Përzieni një lugë gjelle vaj kokosi dhe mjaltë me lëngun e një limoni për të ushqyer lëkurën.
Aplikoni përzierjen në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta. Shpëlajeni më pas fytyrën me ujë të vakët.