Konkursi ” Një foto për të drejtat e njeriut”
Në kuadër të Edicionit të 13 të IHRFFA nga 17 – 22 Shtator 2018.
➜Qëllimi
Organizimi i këtij konkursi fotografik në kuadrin e IHRFFA 2018, ka për qëllim të konstatojë dhe promovojë ndërgjegjësimin e të rinjve shqiptarë, dhe të orientimit të këndvështrimit të tyre mbi të drejtat tona njerëzore. Vënia e të rinjve në pozita kërkuese dhe vëzhguese ndaj shkeljeve, dhunimeve por edhe të respektit në fushën e të drejtave të njeriut përmes shkrepjes së një imazhi të vetëm.
Përmes kushteve të vëna synohet edhe nënvizimi i forcës së një imazhi të vetëm, dhe raporti i imazhit me të vërtetën, në epokën e bombardimit numerik e të shvlerësimit të fuqisë të së vërtetës.
➜ KUSHTET
○ Të rinj nga mosha 16 deri në moshën 22 vjeç.
○ Fotot duhet të bëhen vetëm me celular.
○ Platforma do të rrijë e hapur deri më 31 gusht 2018.
○ Secili konkurent do të ngarkojë vetëm një foto në platformë.
➜ KOHËZGJATJA E KONKURSIT
○ Datat e konkurimit – 2 Korrik deri më 31 Gusht 2018
○ Datat e vlerësimit – 7 – 8 Shtator 2018
○ Datat e afishimit të 5 fotove më të mira – 17 – 22 Shtator 2018
○ Shpallja e fituesit – 17 Shtator ora 17:00 (Hapja e Ekspozitës në COD)
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.