Martinez: Ta mbyllim me nder këtë turne

Martinez: Ta mbyllim me nder këtë turne

Përzgjedhësi i kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez, nuk e kishte të lehtë mbrëmjen e të martës, për faktin se nuk e realizuan ëndrrën që të jenë në finalen e madhe të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018”.

Belgët pësuan humbje me rezultat minimal 1:0 nga Franca dhe tani tërë fokusin e kanë në luftë për medaljen e bronztë.

“Ishte një ndeshje e dueluar deri në fund, por një goditje këndi bëri diferencën. Nuk mund t’i kërkoj asgjë më shumë skuadrës time, pasi dhamë gjithçka dhe e provuam për ta barazuar ndeshjen deri në vërshëllimën e fundit”, ka thënë Martinez. Përzgjedhësi është krenarë me futbollistët e tij, që dhanë maksimumin në çdo ndeshje.

“Natyrisht që jemi të zhgënjyer, pasi dhamë gjithçka për t’ia dalë mbanë.Por kemi edhe një ndeshje për të luajtur dhe mund të shfryjmë aty inatin e këtij eliminimi. Duhet ta mbyllim me nder këtë turne, duke fituar sfidën e fundit dhe jo të largohemi me mërzitjen e një gjysmëfinaleje të humbur. Ky është një ekip me shumë kampionë, që e treguan se sa vlejnë në këtë turne, ndaj jam krenar për të gjithë”, ka thënë Martinez. /botasot.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *