Jeton Pustina në intervistën ekskluzive për BON ZO: Një qytet pa kulturë dhe pa sport nuk ështe qytet, por është vetëm një vendbanim.

Jeton Pustina në intervistën ekskluzive për BON ZO: Një qytet pa kulturë dhe pa sport nuk ështe qytet, por është vetëm një vendbanim.

Sivjet për të gjashtën verë rradhazi organizohet eventi maratonik Vera e Kulturës Tetovare. Aktivitete të shumta kulturore dhe sportive shënojnë ditët e nxehta të verës në Tetovë: koncerte, filma në ajër të hapur, cross me motoçikleta, turne dhe festivale janë disa nga aktivitetet që komuna e Tetovës i realizon për të pasuruar jetën kulturore dhe për të argëtuar qytetarët dhe të rinjtë e qytetit.

Në një intervistë ekskluzive për BON ZO, drejtori i programit artistik nga komuna e Tetovës, Jeton Pustina, shpalos para lexuesve tanë agjendën, hecurinë e programit dhe risitë e VKT gjatë viteve në vazhdimsi, kurse Fisnik Iseni, përgjegjës për aktivitetet sportive, ndau me lexuesit tanë më tepër informata rreth aktiiteteve kulturore të cilat janë realizuar këtë vit në kuadër të Verës Kulturore në Tetovë.

 

Në vazhdim mund të ndiqni intervistën me drejtorin e programit artistik, Jeton Pustina.

 

  1. Ky është edicioni i gjashtë i Verës Kulturore në Tetovë, cilat janë risitë?
  • Në fakt, çdo vit mundohemi të ketë risi në agjendat tona. Për këtë vit rëndësi të veçantë i japim edhe elementit sportiv. Duke pasur në konsideratë faktin se arti dhe sporti çdo herë kanë qenë ambasadorët më të mirë të popullit tonë, në agjendën e këtij viti dhe në agjendat e viteve të ardhëshme, perveç manifestimeve të cilat tanimë janë tradicionale, edhe sporti do të ketë elementin e vet në program. Përveç turneut të futbollit të femrave këtë vit do e kemi edhe turneun e spektaklit të boksit në qendër të qytetit, kemi pasur krosin malor prej qytetit tonë deri në Kodër të Diellit, do të kemi kampingun me shoqatën e vrojtuesve Shkendija, paralelisht do të mundohemi t’i zhvillojmë edhe aktivitetet kulturore dhe ato sportive.

 

  1. Keni qenë një ogur i mbarë për fillimin e këtyre aktiviteteve edhe në shumë vende tjera të rajonit tonë, si ndjeheni për këtë fakt?
  • Ndjehem shumë mirë, por meritor për këtë gjë është edhe ekipi shumë i mirë të cilin e kemi krijuar, sepse këto punë të mëdha mund të bëhen vetëm me një ekip të mirë dhe të përkushtuar. Gjithashtu jam i lumtur se agjendat tona kulturore tani janë brend i qytetit të Tetovës dhe për to flitet dhe perflitet edhe më gjerë. Edhe më krenar jemi meqë edhe komunat tona përreth, siç është rasti me komunën e Bogovinës dhe Zhelinës, që kanë filluar me aktivitete të tilla për të cilën jemi marrë shembull ne, përveç në aktivitetet tona normal se ju ndihmojmë edhe të tjerëve.

 

  1. Sa e mirëpresin qytetarët dhe sa shfaqin interes për këtë manifestim? Për cilat nga aktivitetet ka më tepër interes, ato sportive apo kulturore?
  • Me pjesëmarrjen e tyre në një numër aq të madh në aktivitetet tona, qytetarët dëshmojnë se shumë mirë i mirëpresin aktivitetet të cilat ne i realizojmë, tek të rinjtë normal interesimi është shumë më i madh për koncertet të cilat i bëjme tek rruga e ombrellave dhe koncertet përfundimtare të cilat i kemi në sheshin e qytetit. Sa i përket aktivitetve sportive dhe atyre kulturore, normal të rinjtë e duan edhe sportin edhe kulturen aty nuk ka ndarje, gjthë aktivitetet i kemi të vlersuara dhe të përkrahura veçanërisht nga të rinjtë.

 

  1. Sa keni patur mbështetje prej bizneseve dhe afaristëve tjerë gjatë realizimit të agjendës tuaj?
  • Vera Kulturore kryesisht mbështetet nga donacione, këtë vit kemi fatin që të kemi përkrahje nga T-Mobile, ELEM dhe disa donatorë të tjerë. Kultura dhe sporti çdoherë kërkojnë më shumë, këto ndihma që na jepen asnjëherë nuk janë të mjaftueshme, mirëpo fakti që ka kontribut dhe përkrahje është shumë simbolik për ne dhe na motivon që ne të vazhdojmë me misionin tonë, qëllimi jonë është që këto aktivitete të vazhdojnë të zhvillohen dhe të rriten si në aspektin artistik ashtu edhe në aspektin organizativ. Asnjiherë nuk është mjaft ndihma për kulturën dhe sportin, ne si shqiptarë çdo herë ndihmohemi por jo sa pala tjetër, por me rëndësi është fakti që ne realizojmë shumçka me aq sa mundemi.

 

  1. Si realizohet përgjedhja e artistëve pjesmarrës në evenimentin më kryesor për rininë në kuadër të VKT-së “Rruga e Ombrellave”?
  • Sigurisht pëzgjedhja e artistëve realizohet përmes shumë bisedave më të rinjtë, duke e matur pulsin se cilët këngetarë për momentin janë më të dëgjuar dhe më të kërkuar nga të rinjtë, kështu vim në përfundim për përzgjedhjen e tyre. Këtë vit, një nga bashkëpuntoret e mia më të ngushta në këtë aktivitet është Elida Ziberi, një këngëtare shumë e njoftur nga Tetova e cila bashkë me ne ndihmon në përzgjedhjen e këngëtareve.

 

  1. Meqë dilemat vazhdojnë, sivjet do të kemi “Rrugën” apo “sheshin e ombrellave”?
  • Sigurisht do të kemi rrugen e ombrellave, vjet ndodhi sheshi i ombrellave, për aryse të një incidenti i cili kishte ndodhur në atë zonë, por ne shpresojmë se me realizimin e këtyre aktiviteteve kulturore, edhe të arrijmë të edukojmë rininë dhe t’i familjarizojmë me ambientet kulturore, ndonëse kultura ka shumë elemente të cilat i bashkangjiten, një ndër to është edhe mirësjellja dhe pershtatja në ambiente qytetare me rregulla të cilat duhet të respektohen nga të gjithë dhe në këtë drejtim duam t’i edukojmë të rinjtë të kenë kuptim për jetën e natës dhe të dinë të sillen në ambiente të tilla si bashkëmoshatarët e tyre evropian.

 

  1. Pas 6 viteve verash kulturore, a mendoni se keni arritur misionin tuaj?
  • Personalisht mendoj se kemi punuar shumë, hapërojmë në një rrugë e cila vazhdon vit pas viti dhe e cila duhet të zhvillohet, e mira asnjëherë nuk ka fund. Ne në çdo kohë vetëm kontribuojmë për zhvillimin e jetës sportive dhe kulturore, investojmë që të ketë kualitet, asnjëherë nuk na shkon në mend se e kemi arritur majën dhe jemi më të mirët, por punojmë shumë që gjithmonë të arrijmë diçka edhe më të mirë.

 

  1. Çka mund të na thoni më tepër për Festivalin e Bletëve, meqë është një risi që vin në edicionin e gjashtë, për të parën herë.
  • Festivale të tilla organizohen nga shoqata të cilat meren me përkujdesjen e bletëve, ata vazhdimisht kanë shprehur interesin që të jenë pjesë e organizimeve tona, ne sigurisht u’a hapëm dyert, duke dashur që edhe qytetarët të informohen me punën e tyre dhe festivali i bletëve për hëre të parë do të jetë i organizuar në kuader të agjendave tona, është një risi edhe për ne dhe së bashku me ta dhe do të shohëm se çfarë do të ndodhë.

 

  1. Si mund të kyçen grupet joformale dhe organizatat joqeveritare në aktivitetet e Verës Kulturore Tetovare?
  • Para fillimit të planifikimit, ne në rrjetet tona sociale, veçanërisht në Facebook, shpallim nisjen e agjendës dhe lëmë një hapsirë dy javore për shoqatat të cilat janë të interesuara dhe duan të kyçen në aktivitetet tona, sigurisht gjysa e kësaj agjende është rezultat i organizatave që funksionojnë në qytetin e Tetovës, dhe me të cilat në bashkarisht prodhojme agjendën.

 

  1. Sipas mendimit tuaj, cili është evenimenti i cili e shënon Verën Kulturore Tetovare?
  • Çdo herë kanë qenë koncertet në shëshin e qytetit aktivitetet që kanë pasur theks të veçantë, sikurse parvjet kur ishte Alban Skënderaj, Elhaida Dani, Elita 5, Minatorët, e kështu me rradhë, këto koncerte gjithnjë janë në fund dhe krijojnë më tepër jehonë, sepse sigurisht fundi mbahet mend më gjatë.
  1. A do i kishit kushtuar verën e ardhëshme vetëm promivimit të talenteve rinore nga Tetova?
  • Bendet tetovare dhe artistët e rinjë tetovarë janë pjesë e pandashme e këtij organizimi, edhe në agjendë mund të shihet se gjithë grupet që funksionojnë në vendin tonë janë pjesë e agjendës. Këtë vit i kishim edhe studentët e artit dramatik të inkuadruar, për të shprehur dashurinë e tyre për artin. Gjithë që shpreh interesim por edhe ne insistojmë që të rinjtë të jenë pjesë e pandashme e agjendës tonë dhe themeli mbi të cilën ka ardhur dhe do të funksionoj ky aktivitet.

 

  1. Çka mund të presim ndryshe në edicionin e ardhëshëm të këtij manifestimi maratonik?
  • Për çdo vit ne mendojmë të bëjmë ndonjë ndryshim mbase ndonjëherë edhe vet na paraqitet ndonjë shoqatë ose ndonjë artist i cili n[a jep edhe ide dhe ndonjë mundësi për diçka më ndryshe. Nëse kthehemi në kohë dhe shikojmë agjendën e parë dhe në vazhdimësi deri tek e gjashta, do të shohëm se çdo vit ka ndonjë ndryshim, çdo vit ka ndonjë risi, aktivietet të reja dhe rritje në çdo aspekt. Do të mundohemi të mbajmë këtë rritëm dhe tempo dhe qytetit t[i japim ngjyra qytetarie, sepse një qytet pa kulturë dhe pa sport nuk ështe qytet, por është vetëm një vendbanim.

 

Pyetjeve të redaksisë tonë për inkuadrimin e sportit në agjendën e Verës Kulturore në Tetovë i’u përgjigj, pergjegjësi për aktivitetet sportive, Fisnik Iseni i cili tha: “Duke u nisur nga paradigma “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”, mundohemi të krijojmë aktivitete krative të cilat do i nxisin dhe do i aktivizojnë të rinjtë dhe do i afrojnë më shumë me sportin. Në kuadër të Verës Kulturore këtë vit kemi krijuar aktivitete të cilat realisht janë risi dhe i ndihmojnë vendit, ndër to është shfaqja e Kampionatit botëror në hapsirë të hapur, shfaqja e ndeshjeve të Klubit tetovar Shkëndija të cilat ekipi i qytetit tonë i luan jashtë, Eventi i Lojrave popullore, shpalosja e pllakës përkujtimore të veteranit Fadil Sulejmani në Shkollën e Bozofcës, shpalosja e billboardit në Veshallë me mesazh “Sharri nuk ndan por bashkon Dukagjin dhe Pollog” i cili ekspozon rrugën Tetovë – Prizren. Gjithashtu një ngjarje tjetër shumë e rëndësishme është edhe kampingu i vrojtuesve Scouts Shkendija, të cilët bashkarisht me nismën e komunës tonë për herë të parë do të inicojnë një zonë të kampingut të përhershëm, i cili do të jetë në shfrytëzim të gjithkuj që dëshiron të vizitoj bukuritë e Sharrit. Është e vërtet se rinia është duke na ikur, dhe po ngelemi pa rini si rezultat i disa faktorëve ndër të cilët edhe ekonomik, por është obligim i yni që t’i nxisim ata dhe të krijojmë shtigje të reja për zhvillimin dhe kthimin e tyre në vendlindje.” /bonzo.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *