Blero me urim emocionues për ditëlindjen e të atit

Blero me urim emocionues për ditëlindjen e të atit

Këngëtari Blero Muharremi është shumë i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ai ndan çdo ditë me ta fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, shpesh edhe duke ekspozuar personat nga familja.

Së fundmi, këngëtari vendosi të publikojë një fotografi me babanë e tij në InstaStory, e rastin e ditëlindjes së tij.

Në mbishkrimin e fotografisë, Blero i bën një dedikim emocionues të atit, duke e quajtur hero.

“Heroi im, babi. Urime ditëlindja. Të dua babi”, janë fjalët e këngëtarit drejtuar të atit.

Foto: Blero/InstaStory

Blero përndryshe ka qenë mjaft aktiv këtë verë me koncerte dhe prurje të reja muzikore.

Në muajt në vazhdim, ai pritet të sjellë për fansat këngën e tij më të re. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *