Intervista me iniciatoren e Klubit Futbollistik për Femra, Arita Loki: ” Klubi jonë ka nevojë për vepra e jo për fjalë”

Intervista me iniciatoren e Klubit Futbollistik për Femra, Arita Loki: ” Klubi jonë ka nevojë për vepra e jo për fjalë”

Futbolli i meshkujve në Maqedoni gjithmonë arrinë të ia del mbanë dhe të përkrahet si nga shteti ashtu edhe nga bizneset por dhe qytetarët. Fatkeqësisht kur flasim për futbollin e femrave, ky fenomen nuk haset, gjërat bëhen dyfish më të vështira për ta e sidomos kur vjen fjala për futbollin gjithmonë paragjykohen dhe nuk përkrahen aq sa duhet.

Duke e shfrytëzuar rrugën e trasuar nga klubet e tjera futbollistike për femra në Maqedoni, pas shumë vitesh në Tetovë u krijua edhe klubi i vetëm futbollistik për femra “KFF Tetova 2017”. Iniciatorët e këtij klubi janë Profesoresha Shpresa Memishi, ish-futbollistja si dhe Profesoresha Arita Loki si dhe Profesor Shpëtim Kuçi.

BonZo duke përkrahur gjithmonë iniciativat lokale këtë javë ju sjell intervistën ekskluzive me një nga iniciatorët e Klubit Futbollistik për Femra ” KFF Tetova 2017″, Arita Loki, e cila për lexuesit tanë shpalos më tepër rreth sfidave dhe synimeve të klubit:

 

     1. Kush e ndërmori iniciativën për krijimin e një klubi futbollistik për femra?

Iniciativën për hapjen e klubit futbollistik për femra “KFF Tetova 2017” e ndërmorën sportdashësit e qytetit respektivisht vetë ne trajnerët së bashku me vajzat e klubit.

     2. A ka pasur interesim të mjaftueshëm deri tani?

Interesimi…çfarë mund të themi për interesimin përderisa mentaliteti jonë është shumë i ulët, dhe vajzat edhe pse kanë dëshirë e vullnet për futbollin pikërisht mentaliteti familjar bën që ato të heqin dorë nga e gjithë kjo.

     3. Pas shumë vitesh Tetova u bë me një klub futbollistik për femra, si e pritën këtë lajm tetovarët?

Tetovarët e pritën mirë këtë iniciativë. Komentet pothuajse të gjitha ishin pozitive por përsëri nga Tetovarët presim ende më shumë qoftë përkrahje morale apo financiare, në mënyrë që vajzat të kenë më shumë motivim e vullnet dhe në të njejtën kohë ta ngrejmë futbollin vendas(femëror) në majat Europiane apo edhe Botërore.

     4. Si financohet klubi juaj?

Për momentin klubi jonë nuk ka ndonjë sponsorues dhe të githë shpenzimet i mbulojmë vetë ne iniciatorët që poashtu i bie të jetë edhe harxhim për vajzat e klubit. Por meqë ra fjala tek financimi unë do kisha dashur të ju coj një apel të gjithë shqiptarëve që kanë mundësi të na ndihmojnë që të mos ngurrojnë dhe ta ndihmojnë klubin në çfardo lloji mënyre. E sidomos ky apel shkon edhe për afaristët, të cilëve nuk ju kushton asgjë në qoftë se zgjasin dorën e ndihmojnë sportistet e vendit.

      5. Përse futbolli i femrave nuk ka treguar sukses në Maqedoni?

Për arsye se ne aq ia arrijmë të biem në sy dhe aq i kushtohet vëmendje futbollit të femrave në Maqedoni, ne përsëri punojmë dhe shpresojmë që ta ndryshojmë këtë realitet, dhe ta shpiem futbollin e femrave aty ku e ka vendin.

      6. Cila është ajo gjë e cila mendoni se i mungon klubit e që mund të ndikoj në arritjet e juaja?

Lirisht mund të themi se klubi nuk është në nivelin ku duhet të jetë për shembull infrastruktura: ne luajmë dhe stërvitemi në një stadium ku vajzat thuajse cdo herë pësojnë lëndime. Duhet shumë e shumë punë dhe posacërisht ndihmë nga komuna, afaristët, sportdashësit që së paku gjërat elementare të sigurohen, për arsye se vajzat së bashku me sportistet e tjerë janë ambasadorët e vendit, së paku me sigurimin e mjeteve elementare të ua shpërblejmë mundin e dhënë.

      7. Cilat grupmosha janë të përfshira në klub?

Në klub janë të përfshira të gjitha grupmoshat, për arsye se me vet iniciativën e këtillë faktikisht si ide ka qenë hapja e një shkolle futbolli dhe jo hapja e një klubi futbollistik.

      8. Ndodh që shumica e vajzave që duan të luajnë futboll mentaliteti jonë të mos ua lejoj këtë gjë, çfarë mund te thoni ju për këtë dhe a mendoni se kjo gjë ndikon tek e ardhmja e klubit?

Ne padyshim që duam talentet të dalin nga klubi jonë e të arrijnë suksese ende më të mëdha por pasi që jetojmë në një rrethinë ku sipas njerëzve të këtij shekulli është turp që vajza të luaj futboll atëherë jemi të detyruar që të kërkojmë lojtare edhe nga vendet e tjera. Mund ta vëreni se gati se në çdo pyetje kam përdorur fjalen “mentalitet” që tashmë më është bërë edhe monoton ta përdor por që kjo paraqitet si një ndër faktori më negativ i cili ndikon drejpërsëdrejti tek ne. Në fakt nëse nuk do të ishte kjo gjë prezente jam shumë e sigurt se futbolli i femrave në vendin tonë do të ishte në të njejtin nivel me vendet Evropiane por pse jo edhe më lartë.

       9. Sa mendoni se popullata jonë ka arritur të njoh klubin?

Klubin e njohin ajo pjesë e popullatës që pikë së pari kanë qenë të interesuar të paktën të e njohin klubin si klub, rrethi i ngushtë i vajzave( futbollisteve) si dhe ato që përdorin rrjetet sociale.

      10. Dhe në fund, si një lojtare e futbollit do të kisha dashur nga ju një këshillë për të gjithë ato të cilët duan të kontribuojnë në sport dhe për gjithë ato vajza të cilat e luajnë futbollin?

Një këshillë nga une do të ishte që neve si klub nuk kena më nevojë për fjalë por për vepra dhe se vajzat duhet të motivohen moralisht por edhe më me rëndësi është ndihma materiale të cilën mund ta bëjnë shumë njerëz të qytetit tonë sepse shumicat e tyre harxhojnë para për gjëra të panevojshme kur në vend të kësaj ata mund të kontribuojnë për të mirën e vendit tonë dhe në këtë mënyrë ata do të mbahen mend për dicka.

Ky apel gjithashtu vlen edhe për ato mërgimtarët tanë ku gjendja e tyre financiare është mjaftueshëm e dukshme për të ndihmuar pasi që ato jetojnë në vende Evropiane dhe do të ishte e logjikshme që parat ti harxhojnë në vende me vlerë.

Këtë të shtunë më 25.08.2018 filloi kampionati i ligës së parë të futbollit të Femrave dhe në lojën e parë KFF Tetova 2017 duheshte të përballet me KFF Luboten. Klubi me kënaqësi e shijoi fitoren e tyre duke i mundur ato 12 me 0. Golat u shënuan nga: Hava Mustafa (6), Era Emruli (3), Brikena Shaqiri (2) dhe Anida Jahji (1).

Ja edhe disa fotografi të shkepura gjatë lojës:

Më poshtë BonZo ju sjell poashtu edhe disa pamje nga stërvitja e vajzave në stadium dhe në vende tjera:

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *