Pse “Pixel 3” ka dy kamera të përparme?

Pse “Pixel 3” ka dy kamera të përparme?

Përkundër shumë raportimeve dhe supozimeve, misteri më i madh rreth telefonit “Pixel 3” është se pse ka dy kamera të përparme. Një raportim i ri nga “9to5Google” jep një shpjegim.

Sipas burimeve të “9to5Google” arsyeja se pse ka dy kamera është diçka e quajtur ‘Super Selfie’. Njëra kamerë do të jetë për të bërë ‘Selfie’ më të mira.

Përkundër që telefonat e ri tani kanë dy kamera mbrapa dhë një përpara, “Google” e ka bërë të kundërtën, pasi që kamera e dytë përpara është më mirë e përdorshme për shkak të sensorëve më të vogël. Po ashtu pritet që njëra nga kamerat përpara të fotografoj me këndë më të gjerë, kurse tjetra të ketë fushë më të ngushtë.

Kamera mbrapa pritet të ketë kualitet prej 12 ‘mega-pixel’, kurse të përparmet nga 8 ‘mega-pixel’.Pasi që ky telefon ka dy kamera përpara , do ja u ulë kualitet fotove nëse i premë ato. /lexo.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *