Ermal Mamaqi flet për filmin ku do të vije si aktor dhe producent

Ermal Mamaqi flet për filmin ku do të vije si aktor dhe producent

Pesë vite pas suksesit të padiskutuar në filmin ‘Femrat’, i cili pushtoi të gjitha kinematë e qyteteve shqiptare, aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi, ka në dorë një projekt të ri, kësaj here si producent.

Vepra e cila do të titullohet “Dy gisht mjalt”, do të jetë një komedi, për të cilin Ermali zbulon më shumë në një intervistë ekskluzive për ‘Xing.al’.

” Filmi prodhohet nga Kompania ‘Mamaqi Production’ në bashkëpunim me Elvana Gjatën. Ideja e këtij filmi lindi pikërisht nga Elvana, si një dëshirë për të pasur një film të dy. Menjëherë po atë natë jam ulur të shkruaj pikat e para të skenarit që ka filmi”, tha Ermali.

Ai ka treguar më tutje se filmi bën fjalë “një histori të një çifti me të ardhura mesatare. Një dasmë, një muaj mjalti që shkon për dreq, dhe…. duhet të vini ta shihni!”.

Këngëtari zbuloi se filmi del në dhjetor në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Ndryshe, në role të tjera janë Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori dhe Blerim Destani.

/telegrafi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *