Në prill të këtij viti, Albani surprizoi publikun me këngën “Ike”, pjesë e triologjisë së premtuar “Hiraeth”, transmeton BON ZO.
Pak ditë më parë vetë këngëtari dhe kantautori postoj në rrjetin Instagram tekstin e këngës dhe premtoj për lansimin e këngës me datë 28.08.2018.
Para pak çastesh, “A thu pse?” u publikua dhe tani e njejta është në duar të publikut:
Pjesa e parë e kësaj triologjie ishte shumë e pëlqyer nga audienca, kurse reagimet e publikut premtojnë po të njejtën gjë edhe për këtë pjesë të dytë.
Klipi i realizuar nga Artemis Hajdini dhe Alban Ramosaj nën mbikqyrjen vizuale të Alesia Noka, është diçka jo shumë e zakonshme për publikun shqiptar, por të tilla janë gjithë prurjet e Albanit duke e bërë atë unik si artist. Muzika është punuar nga Dj Vicky dhe ThreeDots Productions, kurse edhe kësaj rradhe Albani ka shkruar vetë emocionet dhe ndjenjat në një tekst. /bonzo.info/