Ditën e djeshme “mbretëresha e Rozës”, Rita Lati feston ditëlindjen e saj.
Përkrah urimit emocionues, Rozaka sjellë në kujtesë disa kohë të shkuara, nga fillimet e Ritës në karrierën e saj si aktore.
Pavarësisht se kanë kaluar shumë vite, Rita duket e njëjtë dhe duket sikur koha ka ndalur për të.
Roza ka zgjedhur pikërisht këtë mënyrë për ta uruar për t’u treguar të gjithëve se nëna e saj ka qenë dhe do mbetet një ndër artistet më të mira.
“Sot për ditëlindjen tënde o mamo nuk do publikojë foto të kohëve të fundit, por, këto dy foto të vjetra…
Që tregon zanafillën e genit tënd artistik… Që tregon se ke qenë dhe do mbetesh artiste, mbretëreshë, diva”, – ka shkruar Roza. /albeu.com/