Fantastike: Alberobello, qyteti unik që i ka mbijetuar kohës

Rrugëtimi në një qytet të mrekullueshëm turistik ishte si një ëndërr. Kudo që shkoje sytë shihnin vetëm ngjyrën e bardhë, që njëherazi simbolizon paqen. Ky vend quhet Alberobello, që ka kuptimin “Pemë e bukur” (Albero-pemë, bello-bukur) dhe është provincë e Barit që gjendet në Puglia të Italisë.

Nga: Lumira Kelmendi

Origjina e qytetit i përket fundit të shekullit XV. E ndodhur mbi dy rileve kodrore, të ndarë në lashtësi nga një shtrat, gjendet qyteti i Alberobellos me rreth 11.000 banorë, i cili vizitorët e shumtë kureshtar i kthen dy shekuj në kohë, në periudhën e sundimit brutal feudal në këtë pjesë të Italisë.

Mbi kodrën jugore, ndodhet qyteti i ri me karakteristika moderne, kurse në tjetrën atë perëndimore, shtrihen ndërtesat e pazakonshme “trullet”, të ndërtuara nga mbreti i Napolit. Ndonëse nën sundimin e spanjollëve, Mbretëria e Napolit, ka qenë forcë e madhe në Itali, por edhe qyteti më i madh në tërë Evropën.

Alberobello2

Trulet janë banesa me formë cilindri që mbarojnë në formën e një koni, të gjitha të ndërtuara me gurë, pa përdorur llaç, dru ose materiale të tjera mbajtëse ose lidhëse.

Alberobello është qytet i gurit, dhe trulet janë një shembull i jashtëzakonshëm i përshtatjes së njeriut në një territor ku nuk ishte e mundur të ndërtoheshin banesa dhe të organizohej një vend banim i qëndrueshëm.

Trullet, simbol i varfërisë, janë sot dëshmi historike dhe kulturore, si dhe burim ekonomik dhe turistik.

Vacanze_In_Puglia1

Fjala “trull” tregon shtëpitë tipike të bardha me çati ne formë koni. Origjinat e formës dhe të strukturës së jashtme, një cilindër i kaluar në kon, janë shumë të lashta. Muret janë të lyera bardhë, mbi të cilat spikasin gurët e hirta të kupolës konike të formuar nga unaza bashkëqendrore, gurë, që zvogëlohen nga poshtë – lartë.

Çatia e trullit mbaron me maje. Në përgjithësi formohet nga tre gurë të vendosura sipër, një i formës cilindrike, një i formës gjysmë rrethore dhe një i formës sferike.

Një numër më i madh i truleve të grupuara lirisht me njëra tjetrën formojnë të ashtuquajturën “Trullia” p.sh. një grup ndërtesash, verandash, bahçesh të vogla, stallash, ose kopshte të perimeve me gardhe të vegjël në të cilët mund të hyjë vetëm e zonja e shtëpisë.

maxresdefault

Në dhjetor të vitit 1996 Trulet e Alberobellos janë njohur nga UNESCO Pasuri e Mbarë Njerëzimit.

Organizata e Trashëgimisë Botërore ka vendosur të fus vendin mbi bazën e kritereve kulturore, duke konsideruar se qyteti është “Me vlerë botërore të jashtëzakonshme, duke qenë një shembull i madh i formës së ndërtimit, të derivuar nga teknika pre-historike e ndërtimit, që është ruajtur e paprekur dhe funksionale deri sot”.

Në ditët e sotme, Alberobello përfaqëson të vetmin shembull dhe konsiderohet me të gjitha tiparet, një nga vendbanimet urbane më të veçanta dhe më mirë të ruajtura në Evropë.

Gjatë verës, qyteti ka një vëmendje të madhe për shkak se organizon një numër festivalesh artistike, muzikore dhe teatër, në ambiente të jashtme.

I mirënjohur në mbarë botën, ndoshta nuk është vendi i duhur për ju, megjithatë, nëse dëshironi të përjetoni paqe të mirëfilltë dhe të relaksoheni, nuk do mund të gjeni vend më të përshtatshëm për këtë qëllim. /Telegrafi/

thumbnail_albero belo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *