Zbulohen specifikat e Huawei Mate 20 Lite së bashku me detajet e çmimit

Zbulohen specifikat e Huawei Mate 20 Lite së bashku me detajet e çmimit

Huawei Mate 20 Lite është shfaqur në një dokumentim mbresëlënës të telefonit për atë që duhet të jetë një version më i lirë i linjës telefonike.

Falë një zbulimi nga shitësi me pakicë polak X-Kom, shumë specifika të reja janë konfirmuar nga thashethemet e mëparshme. Sido që të jetë, duket se telefoni është në shitje tashmë në disa vende.

Pjesa më e fortë e listës së spekulimeve është ekrani i cili do të jetë një panel LCD 6.3 inç me një raport 19: 5: 9 dhe rezolucion 2340 x 1080 pikselë. Ky ekran është shumë mbreslënës për një telefon të buxhetit të ultë.

Fuqizimi i Mate 20 Lite duket të rrjedhë nga procesori 12nm Kirin 710 CPU mbështetur nga 4GB RAM dhe 64GB hapësirë magazinimi. Kjo duhet të mbajë gjërat në funksionim për një ditë të tërë, në sajë të baterisë 3,450mAh.

Në anën e pasme dhe të përparme janë kamerat e dyfishta me një lente 24MP dhe një 2MP, pothuajse identike para dhe prapa. Sensori i gjurmëve të gishtave vendoset në pjesën e pasme.

Për tregun polak, të paktën, duhet të ketë opsione të ngjyrave blu, të artë dhe të zezë të pajisjes, sipas listës. Çmimi është treguar në rreth 340 funta apo 378 euro.

Vitin e kaluar Mate 10 Lite arriti përpara Mate 10 dhe Mate 10 Pro. Pra, pritet që Mate 20 Lite i këtij viti të mbërrijë së shpejti, para lansimit të Mate 20 dhe Mate 20 Pro. /telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *