Ish-portieri i Manchester United, Peter Schmeichel beson se të besuarit e Jose Mourinho nuk mund të gjenin një kundërshtar më të vështirë se Juventus, fazën me grupe të Champions League.
Juventus ka shkuar deri në finalen e Champions në vitet 2015 dhe 2017, ndërsa sivjet janë përforcuar edhe më tej me blerjen e Cristiano Ronaldo për 100 milionë euro nga Real Madrid.
Schmeichel, që përfaqësonte “djajtë” në shortin e hedhur në Montekarlo, tha:
“Juventus është kundërshtari më i vështirë i mundshëm në Europë, sidomos pas blerjes së Cristiano Ronaldo.
Pritshmëritë dhe forca e kësaj skuadre është shumë e madhe. Do të kemi dy ndeshje shumë të forta, shumë të vështira ndaj tyre, ndoshta më të vështirat e mundshme. Nuk kam asnjë dyshim për këtë.”
Ekipet e tjera në Grupin H janë Valencia dhe Young Boys.
/telesport.al/