Salma Hayek martohet për herë të tretë me të njëjtin person

Salma Hayek martohet për herë të tretë me të njëjtin person

Miliarderi François-Henri Pinaulte ka befasuar bashkëshorten, aktoren e famshme të Hollivudit me një ceremoni të rizotimit të martesës pas 10 vjetësh.

“Këtij viti po i vjen fundi dhe momenti më i mirë ishte kur burri organizoi rivendosjen e besëlidhjes. Unë nuk e vesha vellon e dasmës pasi që tha tha se do të më dërgonte në spa banjë,” shkroi Salma Hayek.

Domethënë, burri i saj, një miliarder i shquar francez, befasoi Salma me një ceremoni ku përtërin zotimet e tyre të për dashuri të përjetshme për herë të tretë.

Henry dhe Salma janë të martuar para dhjetë vjetëve, ku ishin të pranishëm shumë miq dhe familjarë të çiftit.

Dasma e parë ishte organizuar në kryeqytetin francez të Parisit gjersa këtë herë me ta ishte vajza e tyre 10-vjeçare, Valentina.

“Nusja” kishte të veshur një fustan të pambuktë dhe një palë sandale, një kafaz lulesh e kishte në kokë gjersa “dhëndëri” ishte i veshur shumë thjesht.

Ndryshe, Hayekin do ta shohim në projekte të reja filmike që do të mund t’i shohim në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/

❤️

A post shared by Salma Hayek Pinault (@salmahayek) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *