Gjithmonë emri i saj përmendet si bija e Arif Ziberit, liderit të “Elita 5”. Edhe pse arritjet e saja personale janë shumë të mëdha. Elita Ziberi gjithmonë ka kënaqur publikun tetovar me baladat të cilat i interpreton dhe këngët e saja, pjesëmarrja në The Voice Turkey afirmoj edhe një herë aftësitë dhe potencialin e saj vokal. Në një intervistë ekskluzive për Bon Zo, Elita na tregon më tepër për planet e ardhshme, të rejat nga skena muzikore dhe sukseset.
- Përshkruaje veten me 5 fjalë?
– Këmbëngulëse. Ambicioze. E përkushtuar. E shoqërueshme . Pak nervoze 😂
- Cili do jetë “coveri” i radhës dhe kur do e dëgjojmë?
– Cover nuk e kam aspak mendjen njëherë te bëj , jam përkushtuar punës qe të bëj këngët e mia.
- Një ëndërr e jotja e kahmotshme është të shohësh veten si mësuese në një shkollë muzike, në cilin stad të realizimit është ëndrra?
– Po ëndrra ime është qe të jem një mësuese muzike sepse i dua fëmijët dhe kam qejf të punoj me ata.
- Ke qenë një ndër bashkëpunëtoret më të afërta në manifestimin Vera e Kulturës Tetovare. Sa e kënaqur ke dalë nga vetja (me përzgjedhjen e artistëve) pas përfundimit?
– Të them të drejtën edhe pse nuk kam qenë çdo ditë në manifestimet e VKT , sepse kam pasur mbrëmje, por koncerti i fundit me Ledri Vulën ishte Vulë në Tetovë
- Këshillat e karrierës i merr nga babi, anëtaret e grupit apo dikush tjetër?
– Këshillat për karrierë i marr nga Mami më shumë sepse ajo është personi që çdoherë më fol mua dhe babit ✋🏻
- Sa je në gjendje të sakrifikosh për muzikën?
– Mmm për muzikën edhe kam sakrifiku shumë, por tash s’them që kisha sakrifiku aq shumë sa më përpara 🙄
- Përse nuk ve në shërbim të karrierës pak më tepër hiret femërorë? A është një gjë e gabuar kjo për ty?
– Aspak s’është e gabuar sepse ky është karakteri im, s’mund te dal jashtë vetes kur nuk jam ajo Elita që jam. Kështu që Elitës i ngjan sa më e thjesht dhe klasike, shumë rrallë ndodh që ndonjëherë kam dalë jashtë vetes, por asnjëherë në televizion s’kam bërë ashtu gabime sepse kemi familje, fëmijë që na ndjekin dhe nuk e mendoj se është gjë e mirë për mua.
- Ka perspektivë Tetova për rininë?
– Tetova është kryeqytet i shqiptarëve të Maqedonisë, kështu që duhet të jetë edhe vendi më me perspektivë për rininë. Ne të gjithë duhet të punojmë drejt këtij qëllimi, i cili deri diku është i arritur, por jo plotësisht.
- Nëse nuk do merreshe me muzikë, çfarë do ishe duke bërë?
– Ndoshta Avokate 😂
- Çfarë do e këshilloje veten nëse do ishe tani në fillimet e karrierës?
– Do e këshilloja veten qe çdo gjë çka të më ndodhte në jetë, nuk duhet që ta lej muzikën të pauzoj asnjëherë .
/bonzo.info/