Shumë shpejt do të biem në peshë vetëm duke pirë ilaçe

Shumë shpejt do të biem në peshë vetëm duke pirë ilaçe

Një medikament që ndihmon në rënien në peshë po konsiderohet prej mjekëve si “grali i shenjtë” pasi nuk shkakton probleme serioze në zemër.

Studiuesit thonë se lorcaserin është medikamenti i parë për rënien në peshë që konsiderohet i sigurt për zemrën dhe për shëndetin në përgjithësi, edhe nëse konsumohet për një kohë të gjatë. Duke u marrë dy herë në ditë, medikamenti shërben si shtypës i oreksit, pasi stimulon kimikatet në tru të prodhojnë një ndjesi ngopjeje.

Një studim amerikan ndoqi nga afër 12 mijë njerëz të cilët ishin ose obezë, ose mbipeshë. Disa prej tyre u trajtuan me lorcaserin dhe disa të tjerë me placebo. Ata që u trajtuan me lorcaserin humbën 4 kg për 40 muaj.

Analizat e mëtejshme vërtetuan se medikamenti nuk shkakton dëme në valvulat e zemrës, që ishte problem në mjekime të ngjashme të mëparshme.

Studiuesit kuptuan se pas një viti përdorim, 39% e pacientëve humbën të paktën 5% të peshës fillestare , në krahasim me 17% të atyre që u trajtuan me placebo (kokrra pa efekt).

Sidoqoftë, lorcaserin nuk është aprovuar ende për përdorim të lirë në treg.

Burimi: The Guardian

/anabelmagazine.com/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *