Informojme mbi thirrjen e hapur për pjesëmarrje të një artisti vizual shqiptar në Rezidencën Artistike Q21, në Vjenë/Austri, për një periudhë kohore nga 2 deri në 3 muaj, përgjatë vitit kalendarik 2019.
Programi “Artist-in-Residence” ofron mundësinë për të jetuar dhe punuar në një hapësirë unike siç është qyteti i Vjenës, një qytet ku ndërthuren tradita dhe skena e larmishme kulturore kontemporane.
Aplikimi është i hapur nga data 1 gusht deri më 10 shtator 2018, i vlefshëm vetëm sipas kritereve të përcaktuara në dokumentet që shoqërojnë këtë shpallje.
Përzgjedhja e artistit dhe mbulimi i plotë i shpenzimeve realizohet nga pala austriake.
Aplikantët duhet të jenë të përgatitur për kërkesat dhe qëndrimin në rezidencë, në kohën e plotë
të përcaktuar.
Të interesuarit të dorëzojnë në adresën zyrtare: AbtV2@bmeia.gv.at dhe ehajek@mqw.at dokumentet e mëposhtme:
• Përshkrim mbi artistin (500-1000 shkronja duke përfshirë hapësirat)
• Letër motivimi dhe përshkrim projekti (1500-2000 shkronja duke përfshirë hapësirat)
• CV (edukimi, rezidenca të mëparshme, ekspozita)
• Portfolio
Fituesi do të përzgjidhet nga Ministria Vieneze, Q21 dhe një kurator/historian arti nga Viena.
Për më shumë informacione, klikoni në këtë LINK.
/mundesi.al/