Nuk pamë asnjë foto! Lori Hoxha zbulon arsyen pse dasma u mbajt e fshehtë

Nuk pamë asnjë foto! Lori Hoxha zbulon arsyen pse dasma u mbajt e fshehtë

Pa diskutim që ceremonia e martesës në liqenin e Comos në Itali të Sara Hoxhës dhe Lesion Liços ka qenë një prej më të komentuarave këtë verë.

Edhe pse disa javë kanë kaluar çdo detaj i vogël mbi dasmën merr një vëmendje të madhe, kjo sepse ceremonia që u mbajt ishte tejet private dhe përveç disa foto nga të ftuarit nuk kemi arritur ende të shohim foto nga vetë Sara apo Lori dhe familjarë të tjerë.

E ndërkohë që po fillonim të mendonim se çifti donte të ruante në maksimum privatësinë mbi ditën e tyre më të lumtur, Lori na ka shpjeguar arsyen e mos publikimit të fotove të dasmës në asnjë rrjet social.

E pyetur në Instagram se kur do të postojë ndonjë foto me veshjen e plotë Lori është përgjigjur se dhe ajo po pret fotot profesionale të dasmës.

/www.tetovasot.com/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *