Gazetari i famshëm i sportit në Spanjë, Juanma Rodriguez, e ka sulmuar sulmuesin e ti të Juventusin, Cristiano Ronaldo, duke thënë se portugezi nuk mund të luajë pa mirë pa ndihmën e ish-bashkëlojtarëve të tij në Real Madrid.
Ronaldo u largua nga Real Madridi këtë afat kalimtar dhe iu bashkua skuadrës së Juventusit për 112 milionë euro. Ai me “Los Blancos” e kishte fituar tri herë radhazi titullin e Ligës së Kampionëve. Për 438 ndeshje me madrilenët, ai i shënoi 450 gola, përcjell Gazeta Express.
Edhe pse portugezi startpo në të tri ndeshjet e Juventusit për sezonin e ri të Serie A-së, ai nuk arriti të shënojë asnjë gol në këto ndeshje kundër Lazios, Chievos dhe Parmas. Ai e ka bërë një asist, ndërsa Juventusi i ka fituar të gjitha këto ndeshje.
Ai e ka rekordin më të keq në pesë ligat më të mira të Evropës, sa i përket saktësisë së gjuajtjeve të topit. Nga 28 goditje në portë, ai nuk ka arritur ta shënojë asnjë gol.
“Unë ende besoj se ai është futbollisti më i mirë në botë, por mendoj se pa familjen e tij të vërtetë, pa vëllezërit e tij, Kroos, Casemiro, Benzema, Bale, Ramos apo Asensio, të cilët luanin për t’i shërbyer atij”, ka thënë Rodriguez.
“Juventusit do t’i duhet të punojë me më shumë mund, dhe sic mund të shihet, rezultatet kanë qenë të mira që nga tri ndeshjet e para që ai ka luajtur për klubin e tij të ri”.
“Më dhemb kur e shoh se si Cristiano, i cili mund të kishte luajtur Madrid deri në moshën 45-vjeçare, e morën rrugëtimin për askund, sic kishin bërë më herët edhe Robinho, Ozili dhe Di Maria. Ndërsa, familja e Real Madridit vazhdon të qëndrojë e bashkuar, duke e shijuar futbollist, duke qeshur dhe fituar si zakonisht”. /Gazeta Express/