Grindel: Problemet me Ozilin nuk do të ndikojnë në ofertën tonë për të qenë nikoqirë të Evropianit 2024

Grindel: Problemet me Ozilin nuk do të ndikojnë në ofertën tonë për të qenë nikoqirë të Evropianit 2024

Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Grindel, beson se problemet lidhur me pensionimin e Mesut Ozilit nuk do të ndikojnë vendimin e UEFA-s për ofertën që ka bërë Gjermania që të jetë nikoqire e Evropianit 2024.

Ozili u largua nga Kombëtarja e Gjermanisë pas eliminimit të tyre të hershëm në Kupën e Botës, duke u ankuar se ishte përballur me racizëm dhe se ishte fajësuar padrejtësisht për dështimin e skuadrës së tij në Rusi, transmeton Gazeta Express.

Kritikat kishin ardhur pasi që Ozili dhe bashkëlojtari i tij, Ilkay Gundogan, të cilët kanë lindur në Gjermani por kanë origjinë turke, kishin bërë një fotografi në maj me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ylli i Arsenalit, Ozili, e kishte fajësuar Grindelin në deklaratën trefaqëshe që e kishte publikuar në Twitter për zyrtarizmin e pensionimit të tij, duke thënë se “në sytë e Grindelit dhe mbështetësve të tij, unë jam gjerman kur fitojmë, por jam emigrant kur humbasim”.

Grindeli i ka mohuar këto akuza, por ai e di se nuk mund se Federata e Futbollit të Gjermanisë nuk mund t’i ikë problemeve me Ozilin, përkundër rëndësisë së ofertës së tyre për të qenë nikoqir për Evropianin 2024, kundërshtarë të të cilëve janë edhe Turqia.

“Të gjithë në Federatë dhe në UEFA më njohin mua shumë mirë. Unë sinqerisht besoj se ata do të mund t’i shohin këto probleme brenda konteksteve, kështu që nuk mendoj se do ta ndikojë ofertën tonë për të qenë nikoqirë të Evropianit 2024”, ka thënë Grindel.

Pensionimi i Ozilit ka shkaktuar një debat të madh për emigrantët në Gjermani, ku jetojnë një grup i madh i njerëzve me prejardhje nga Turqia, por Grindeli ka thënë se qëndrimi i tij për fotografinë e famshme ka qenë për t’i mbrojtur vlerat e tij.

‘Në fund të fundit, nuk është aspak e rëndësishme nëse një lojtar i yni ka prejardhje nga një vend tjetër apo jo”, është shprehur presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Grindel.

“Nëse një lojtar gjerman do të bënte një fotografi gjatë fushatës zgjedhore me, le të themi, një politikan djathtist në Gjermanisë, ne do të kishim të njëjtin debat dhe Federata do të reagonte në po të njëjtën mënyrë”.

“Federata jonë qëndron pas vlerave të shoqërisë: respektit, tolerancës, fairplay-it, lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias. Fotografia me Erdoganin i mërziti tifozët tonë, sepse presidenti Erdogan nuk njihet për këto vlera”.

UEFA do ta bëjë të ditur vendin fitues për të qenë nikoqirë të Evropianit 2024 më 27 shtator të këtij viti. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *