Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga, është i gatshëm të konkurrojë kundër portierit të Manchester Unitedit, David de Gea, për t’u bërë portieri i parë për Kombëtaren e Spanjës.
E vetmja paraqitje e Kepas për Kombëtaren e Spanjës ishte në një ndeshje miqësore kundër Kosta Rikës në nëntorin e vitit të kaluar, por ai u ftua nga Kombëtarja edhe për të marrë pjesë në turneun e Kupës së Botës që u zhvillua në Rusi, përcjell Gazeta Express.
23-vjeçari u bë portieri më i shtrenjtë i të gjitha kohërave në futboll, pas transferimit të tij në Chelseat këtë verë nga Athletic Bilbao për 80 milionë euro. Ai tani është ftuar nga trajneri i ri i Spanjës, Luis Enrique, për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Ylli i Manchester Unitedit, De Gea, luajti në të katër ndeshjet e Spanjës në Kupën e Botës, por ai u përballë me shumë kritika për shkak të performancave të tij, veçanërisht pas një gabimi në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Portugalisë, e cila përfundoi me rezultat 3-3.
“Pjesëmarrja në këtë skuadër është një arsye e madhe për të qenë i lumtur. Të gjithë duamë të jemi këtu dhe të gjithë duamë të luajmë. Unë punoj për këtë gjë. Do të takohemi me stafin e trajnerëve që në ditët e para pasi që kemi dy ndeshje të mëdha’, ka thënë Kepa.
“Kush do të jenë titullarët vendoset nga trajneri. Ajo që unë do e bëj është të punoj, edhe pse ne të gjithë duamë të luajmë. Trajneri do të vendosë se cfarë është më e mira për skuadrën, por në stërvitje unë do të jap më të mirën time”.
“Të gjithë lojtarët punojnë për të konkurruar dhe për të luajtur. Trajneri e merr vendimin dhe ne do ta pranojnë vendimin sido që të jetë ai”.
“De Gea është një portier i mrekullueshëm dhe porta është e sigurt me të. Kupa e Butës ishte si ishte, u eliminuam shumë herët, por unë nuk i kushtoj rëndësi asaj që njerëzit e thonë. Unë tentoj ta izoloj veten dhe të përqendrohem te vetja”. /Gazeta Express/