Pellegrini do t’i fitojë 17 milionë euro nëse shkarkohet nga puna

Pellegrini do t’i fitojë 17 milionë euro nëse shkarkohet nga puna

West Ham Unitedi do të duhet ta paguajë trajnerin e skuadrës, Manuel Pellegrinin, rreth 17 milionë euro si dëmshpërblim nëse e shkarkojnë atë nga puna, pas fillimit jo mjaftueshëm të mirë të sezonit të ri të Premierligës.

West Hami i ka humbur që të katër ndeshjet e para të sezonit të ri të Premierligës, duke mbetur kështu në fund të tabelës. Kjo gjë i ka zhgënjyer tifozët e klubit, të cilët janë të pakënaqur edhe me drejtuesit, transmeton Gazeta Express.

Dhe tani është zbuluar se klubi kishte harruar ta përfshijë një klauzolë për shkarkim në kontratën e Pellegrinit. Ai iu bashkua West Hamit këtë verë, duke e lënë prapa karrierën e tij në Hebei China Fortune.

Ish-trajneri i Real Madridit dhe Manchester Cityt, Pellegrini, u emërua në pozitën e trajnerit të klubit londinez në maj të këtij viti, dhe nënshkroi me ta kontratë katërvjeçare. Ai paguhet me nga 6 milionë euro në sezon, shumë kjo e cila rritet deri në 8 milionë me bonuse.

West Ham i bëri trajnerin kilian një nga trajnerët më të paguar në Premierligës, si dhe e mbështetën atë gjatë këtij afati kalimtar. Ata i shpenzuan gjithsej 103,5 milionë euro për transferimin e shtatë lojtarëve.

Por, tani drejtuesit e klubit kërkojnë rezultate më të mira, pasi që besojnë se kanë investuar mjaftueshëm në klub. Por, kjo gjë nuk do të jetë e lehtë për Pellegrinin pasi që dy ndeshjet e radhës në shtëpi, West Hami do të ndeshet me Chelsean dhe Manchester Unitedin. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *