“S’e kam kërkuar largimin nga Arsenali, jam i lumtur në njërin prej klubeve më të mira në Londër”

“S’e kam kërkuar largimin nga Arsenali, jam i lumtur në njërin prej klubeve më të mira në Londër”

Ylli i Arsenalit, Alexandre Lacazette, ka thënë se është i lumtur në Londër, përkundër spekulimeve se ai ka mundur të huazohej para se të mbyllej afati kalimtar veror javën që shkoi.

Megjithatë, sulmuesi francez insiston se është i lumtur dhe nuk e ka menduar largimin nga Arsenali, transmeton Express.

“Nuk e di kush i ka thënë këto, jam në njërin prej vendeve më të mira në Londër dhe jam i lumtur në Arsenal”, tha Lacazette.

Ai thotë se do të jetë e vështirë të zërë vend në një klub si Arsenali, por zotohet se do të luftojë për një vend titullari.

“Gjithmonë është e vështirë të jesh në 11-shën e parë në këtë klub, por do të luftoj dhe punoj vazhdimisht”, tha ai.

“Çdo ditë duhet të punoj dhe t’i tregoj trajnerit se unë punoj mirë dhe e meritoj vendim tim”, theksoi ai. /Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *