T-Pain ka pasur një ditë mjaft të zënë në aeroport.
Reperi 32 vjeçar ishte ndalur në aeroport nga policia pasi i ishte gjetur një armë në valixhe gjatë kontrollimeve rutinore.
Besohet se gjatë kontrollimeve u gjet një armë Smith & Wesson .380 në valixhen e tij, e cila ishte bartur nga truproja e tij.
Policia e largoi këtë armë dhe e ndaloi burrin në fjalë për hetime.
T-Pain në rrjetet sociale adresoi incidentin, duke treguar se ka pasur probleme.
T-Pain dhe truproja e tij u dërguan në zyren policore të aeroportit.
T-Pain së fundmi lansoi këngën e tij “Might Be” bashkë me Gucci Manen. /Telegrafi/