Barça e bindur se do t’i transferojë Rabiotin dhe De Jongun

Barça e bindur se do t’i transferojë Rabiotin dhe De Jongun

Barcelona beson se do t’ia dalë t’i transferojë dyshen e mesfushës, Adrien Rabiot dhe Frenkie De Jong, në verën e vitit 2019, raporton Mundo Deportivo.

Rabiot ka vetëm edhe një vit kontratë me Paris Saint-Germainin dhe gjiganti katalonas beson se verën e ardhshme do të jetë në gjendje ta transferojë atë në “Camp Nou” pa harxhuar as një qindarkë, transmeton Gazeta Express.

De Jong, ndërkohë, duket i gatshëm ta braktisë Ajaxit verën e ardhshme, prandaj Barça do të kërkojë ta shfrytëzojë këtë për ta rrëmbyer atë.

Raportohet se spanjollët janë para PSG-së dhe Tottenhamit në garë 21-vjeçarin. /Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *