Oliver Bierhoff e ka refuzuar interesimin e Real Madridit për Joachim Low’in, si zëvendësues të Zinedine Zidane
Drejtori sportiv i Gjermanisë ishte në një takim me federatën e tyre këtë javë ku janë duke punuar një projekt për organizimin e Euro 2024.
“Nuk kemi pasur kontakte nga Real Madridi”, tha Bierhoff para këtij prezantimi.
“Low kishte rinovuar kontratën e tij me ne para Botërorit dhe na kishte siguruar se nuk do të nënshkruante me ndonjë klub, ai dëshironte të ri. Shumë skuadra janë të interesuara për stilin e tij të lojës më sa di unë, por në atë kohë nuk ka pasur kontratë, tani ka”, ka thënë Bierhoff. /GazetaExpress/