Mesazhi i urimit nga Presidenti Trump drejtuar Presidentit Ivanov për Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë
I nderuar Zoti President,
Në emër të popullit amerikan, ju përgëzoj ju dhe qytetarët e Maqedonisë me rastin e Ditës së Pavarësisë më 8 shtator.
Maqedonia ka shumë arsye që sivjet të jetë krenare. Marrëveshja historike e Prespës e zgjidh kontestin shumëvjeçar për emrin me Greqinë dhe e hap rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të forcojnë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë rajonin. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin Maqedoninë, veçanërisht në bisedimet e ardhshme për anëtarësimin tuaj në NATO.
Ju uroj qytetarëve të Maqedonisë më të mirat në këtë ditë të veçantë.
Sinqerisht,
Donald J. Trump.
/bonzo.info/