Jeni kthyer nga pushimet dhe flokët nuk i keni në ditët më të mira të mundshme, pasi i ka humbur shkëlqimi, janë ashpërsuar dhe majat janë djegur?
Ka një maskë shtëpiake tepër efektive që jep rezultat që në aplikimin e parë. Bëhet fjalë për maskën me vaj ulliri dhe të verdhë veze.
E pasur me proteina, vitamina dhe acide yndyrore, e verdha e vezës i bën flokët të butë dhe shumë të shëndetshëm.
Njëkohësisht, ndihmon shumë edhe në rritjen e tyre, shkruan Shije.al.
Vitaminat A, D, E ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve, ndërsa vitamina D ndihmon në rritjen e tyre.
Vaji i ullirit gjithashtu i forcon dhe i zbut flokët, duke e bërë këtë përzierje ideale, sidomos për flokët e thatë apo të dëmtuar.
Përgatitja:
Përzieni dy të verdha vezësh me dy lugë vaj ulliri, pastaj e holloni përzierjen me një gjysmë gote ujë.
Të gjithë masën, pasi ta keni përzier mirë, përhapeni në lëkurën e kokës duke e masazhuar.
Mbajeni për afro 15-20 minuta dhe pastaj shpëlani flokët si zakonisht. Maska rekomandohet të aplikohet një herë në dy javë, 1-2 herë çdo muaj.