Beyonce është vetëm 4 muajshe në fotografinë e shpërndarë nga Tina Lawson në Instagram, me rastin e ditëlindjes së 37 të këngëtares.
Me anë të kësaj fotoje ajo i ka uruar ditëlindjen të bijës, me një dedikim mjaft të bukur, shkruan Gazeta Express.
“Urime ditëlindja për më të mirën, pronaren e zemrës më të bukur e dashur! Të mrekullueshmen gjithashtu! Gjithmonë duke menduar, duke planifikuar e analizuar strategjitë për atë se si ta bësh çdo gjë që e prek, të bukur. Në këtë ditë ti ishe 4 muajshe dhe unë nuk kam mundur të përmbahem nga gëzimi dhe krenaria e dashuria e madhe që kam ndjerë për ty.”
“Unë jam betuar të të dua e të mbaj afër gjithmonë. Për gjithë jetën time! Ndonjëherë nuk mund ta besoj se nga të gjithë njerëzit e mrekullueshëm në botë, jam përzgjedhur unë të jem nëna jote! Ditët kur ti dhe motra jote keni hyrë në jetën time ishin ditët më të mira të jetës time, padyshim. Është një privilegj që ju kam mbajtur në trupin tim. Shijoje ditëlindjen tënde. Askush nuk e meriton më shumë! Të do shumë nëna jote”, janë fjalët shumë të bukura të Tinës. /lexo.al/