Ylli brazilian: E kërkova kalimin në PSG, por Atletico gënjeu për mua

Ylli brazilian: E kërkova kalimin në PSG, por Atletico gënjeu për mua

Mbrojtësi i majtë i Atletico Madridit, Filipe Luis, e ka pranuar se e kishte kërkuar kalimin në Paris Saint-Germain këtë verë, por pohon se klubi i tij gënjeu për t’ia prishur imazhin.

Përfaqësuesi Brazilit ishte ndër lojtarët që PSG-ja i kërkoi gjatë kësaj verë, për ta zgjidhur problemin e krahut të majtë të mbrojtjes, para se përfundimisht ta blinte Juan Bernatin e Bayern Munichut, transmeton Express.

Ish-lojtari i Chelseat ka mbetur i zemëruar, megjithatë, për shkak se nuk ka qenë në gjendje që të paktën të diskutonte rreth kushteve me klubin nga Ligë 1.

“Kam pasur mundësi të shkoja te PSG-ja”, tha Luis për Globoesporte.

“Fola me Atleticon dhe i kërkova të më lejonin të largohem, ashtu siç kishte bërë me Gabin [i cili iu bashkua Al Saddit] së fundi. Klubi më tha se situata ime s’ishte e njëjtë, përkundër periudhave të ngjashme që kishin mbetur në kontratat tona”, tha ai.

“Në rastin tim, kishte pak kohë para se të mbyllej afati kalimtar veror dhe gjetja e një zëvendësimi do të kishte qenë shumë e vështirë. Kur më thanë se nuk donin që unë të largohesha dhe e vendosen një çmim që nuk do të paguhej për mua, atëherë pranova”, shpjegoi ai.

“Ata pohuan se unë këmbëngula për t’u larguar, por gënjyen. Unë kam histori me Atleticon dhe kjo më ka trishtuar. Ata tentuan të ma prishnin imazhin në klub”, tregoi ai./Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *