Ylli i Interit i humb miqësoret e Argjentinës shkaku i lëndimit

Ylli i Interit i humb miqësoret e Argjentinës shkaku i lëndimit

Argjentina ka konfirmuar se sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, do të mungojë në dy ndeshjet miqësore të këtij muaji, si pasojë e një lëndimi në kofshe.

Martinez u thirr për dy ndeshjet ndaj Guatemalas dhe Kolumbisë, por sot, Federata e Futbollit e Argjentinës (AFA) njoftoi se ai nuk do të përzgjidhet pas testeve mjekësore në kofshën e majtë, transmeton Express.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse 21-vjeçari do të kthehet në Milano apo do të qëndrojë me Albiceleste për tretman.

Martinez e tërhoqi muskulin para fitores së Interit 3-0 ndaj Bolognës në fundjavën e kaluar. /Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *