Zyrtare: Djali i legjendës së NBA-së i bashkohet Prishtinës

Zyrtare: Djali i legjendës së NBA-së i bashkohet Prishtinës

Klubi i basketbollit Prishtina vazhdon organizimin për editonin e ardhshëm

Klubi nga kryeqyteti i Kosovës është përforcuar së fundmi edhe me një basketbollist amerikan duke arritur marrëveshje me basketbollistin AJ Davis.

Ai është 23 vjeçar, i gjatë 206 cm dhe në sezonin e fundit ka luajtur për UFC ku kishte një mesatare prej 12.3 pikëve, 7.58 kërcimeve dhe 2.16 asistimeve për ndeshje, transmeton InSporti.

AJ Davis është djali i legjendës Antonio Davis, ish yllit të basketbollit amerikan.

AJ Davis do të jetë përforcim i dobishëm në garat e evropiane, FIBA Champions League dhe FIBA Europe Cup, shkruhet në njoftimin e klubit.

Klubi ditë më parë e bëri edhe një top-transfer duke nënshkruar me Dardan Berishën dhe disa lojtarë të tjerë të huaj. /express/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *