Mbrojtësi i Arsenalit ka thënë se Ozil është duke u trajtuar keq nga mediat, pas raporteve të cilat kritikonin Ozilin edhe për paraqitjet në klub, kur për Monreal ishte thënë se ka pasur konflikt.
Nacho Monreal thotë se nuk ka ndonjë paqartësi me Mesut Ozil dhe me trajnerin e Arsenalit, Unai Emery, derisa ka thënë se Ozil po trajtohet “shumë keq” nga mediat.
“Njerëzit janë shumë jo fer me të”, tha mbrojtësi i Spanjës.
“Ai është një lojtar shumë i famshëm dhe njerëzit kanë dëshirë të flasin për të. Kohëve të fundit, flitet kryesisht keq. Si herën e kaluar, ai ishte i sëmurë dhe nuk luajti, mediat shkruan të kundërtën”.
“Njerëzit filluan të shpikin që ai ka probleme me menaxherin. Nuk ishte kështu. Ai ishte ftohur, ai ishte i sëmurë, kjo ishte. Kjo ishte arsyeja pse nuk luajti”. /GazetaExpress/