Spanja U21 e ka mundur me rezultat 3-0, Shqipërinë, në një ndeshje që e konfirmon Spanjën si fituese të Grupit të Dytë për Euro U21.
Shqipëria U21 tashmë është e eliminuar nga Euro 2021 dhe se nuk ka pothuajse asnjë shansë për t’u kualifikuar, ndërkaq Spanja ka vazhduar me fitore duke u betonuar pozitën e parë.
Spanja me të filluar kjo ndeshje kaloi në epërsi në minutën e 5’të, Mikel Oyarzabal.
Pjesa e parë përfundoi me një dominim të spanjollëve të cilët e patën posedimin, derisa Kombëtarja shqiptare u mundua disa herë të sulmoi me kundërsulme.
Në pjesën dyte, spanjollët shënuan përsëri golin e sigurisë duke vazhduar që ta dominojnë takimin.
Goli i dytë u shënua nga talenti i Real Madridit, Borja Mayoral në minutën e 56’të.
Spanja shënoi edhe një gol, në minutën e dytë shtesë të ndeshjes, ku ka shënuar Rafael Mir.
Me këtë humbje, Shqipëria vazhdon të mbetet në vendin e parafundit më 6 pikë, derisa Spanja vazhdon të jetë në vendin e parë më 21 pikë.
Pos Shqipërisë dhe Spanjës në Grupin 2, bëjnë pjesë Slovakia U21 (12 pikë), Islanda U21 (11 pikë), Irlanda e Veriut U21 (11 pikë) dhe në fund Estonia U21 më 1 pikë. /GazetaExpress/
