Cristante blerje më e mirë se Ronaldo

Cristante blerje më e mirë se Ronaldo

Blerja e Bryan Cristantes nga Roma është transferi i tretë më i mirë në Europë, sipas CIES Football Observatory. Cristiano Ronaldo është i teti për Juventusin

Llogaritja bëhet në bazë të “çmimit të arsyeshëm” si mesatare në mes të shpenzimeve mesatare për blerësin më të mirë para dhe gjatë vlerës se lojtarit gjatë afatit kalimtar.

Blerja më e mirë e sezonit sipas CIES është ajo e Real Madridit për Thibaut Courtois nga Chelsea për 40 milionë euro, derisa vlera e tij në treg është afër 62.6 milionë.

Në të njëjtën kohë, Chelsea pagoi 80 milionë për Kepa Arrizabalaga, kurse vlera e tij nuk është më e madhe se 35.3 milionë euro, duke e bërë atë blerjen më të keqe të këtij afati.

Serie A është renditur më se miri në blerje, ku blerja e Romës, Cristante nga Atalanta konsiderohet blerja e tretë më e mira në top pesë ligat e Europës, sepse vlera e tij reale citohet të këtë qenë 49.4 milionë euro.

Kalimi i Radja Nainggolan nga Roma në Inter ppër 40 milionë euro është e gjashta në Listë, me Cristiano Ronaldon që është i teti, sepse ai kaloi në Juventus për një shumë më të vogël sa vlera e tij, që konsiderohet të jetë 116.5 milionë euro.

Torino është skuadra tjetër që ka bërë një superblerje, Simone Zazan për 14 milionë euro, ku krahasuar më vlerën e tij 24.1 milionë euro është superblerje, përderisa blerja e portierit të Fiorentinas Alban Lafon për 8.5 milionë është një tjetër blerje e mirë për shkak se çmimi i tij sillet në 18.4 milionë euro në treg.

Roma shiti Alisson Beckerin për 72.5 milionë në Liverpool, por kjo është shumë më e ulët se vlera e tij. Ish portieri i Romës konsiderohet se ka vlerë në treg 79.3 milionë euro.

Kur jemi të blerjet e këqija, Alex Meret kaloi nga Udineze në Napoli për 25 milionë euro, që është më shumë se vlera e tij që ishte në atë periudhë rreth 17.9 milionë euro.

Juventus shpenzoi pa nevojë për Joao Cancelo, pasi vlera e tij është 17.7 milionë euro, kurse Roma shpenzoi pa nevojë 17.1 milionë euro për Javier Pastoren e PSG’së.

Lazio është përsëri në profit pasi që shite Felipe Anderson në West Ham United për 37 milionë euro, derisa vlera e tij sipas CIES është 24.7 milionë euro. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *