Gilberto shpreson që Torreira ta këtë efektin si Kante në Arsenal

Gilberto shpreson që Torreira ta këtë efektin si Kante në Arsenal

Ish lojtari i Arsenalit beson që uruguaiani ka treguar mjaftueshëm cilësi në Botëror, duke treguar se ai mund të lë gjurmë të Gunners.

Gilberto Silva, beson se mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira “i bën shumë gjërat e lehta” në fushë dhe beson që ai do të këtë te njëjtin ndikim si N’Golo Kante e pati të Chelsea.

“E kam shukuar Torreiran në Botëror”, tha Gilberto për Goal.

“Ai bëri një punë shumë të mirë. Nëse e shikoni mënyrën si ai luan, ai luan aq mirë sa e bën një ndeshje të thjesht, ai i bën gjërat të lehtë për veten dhe skuadrën në fushë. Ai i jep mburojë, mbrojtësve dhe jep topa për syulmuesit, ai përpiqet të zë pozitën më të mirë ku ta plason topin. Instikti mbrojtës është aq natyral saqë ju duket e pabesueshme”.

“Para se ai të arrijë asnjë prej lojtarëve të tjerë nuk ishte më i mirë se ai para katërshes mbrojtje. Është një punë e rëndë që një mesfushorë ta bëj këtë punë”.

Suksesi i Kantes për klubin dhe vendin është vlerësuar lartë dhe tani merret si relevancë në lojën moderne, përderisa Gilberto shpreson që Torreira të këtë të njëjtën paraqitje top-klas si francezi në Premier Ligë.

“Natyrisht, ju keni Kanten te Chelsea. Ai është një lojtarë i shkurtër. Bëhet fjalë sa jeni të mençur për të luajtur në këtë pozitë, për ta gjetur dhe dhënë topin më të mirë të mundshëm, për të luajtur thjesht dhe bukur dhe mençur. Shpresoj që Torreira të jetë si ai. Premier Liga nuk është e lehtë. Duhet të punoni shumë që të bëheni top lojtar dhe progresin mund ta arrini lojë pas loje”. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *