Humbja e Shqipërisë ndaj Skocisë/ Muça: Ekip pa perspektivë

Humbja e Shqipërisë ndaj Skocisë/ Muça: Ekip pa perspektivë

Humbja e Shqipërisë ndaj Skocisë, duket se ka kthyer edhe njëherë kritikat për Kristian Panuçin i cili bëri disa ndryshime në këtë takim, në krahasim me ndeshjen e parë ndaj Izraelit.

Shkëlqim Muça, ka folur për “RTSH”, duke u shprehur se kjo ndeshje tregon që nuk ka shumë shpresa për të ardhmen.

“Ishte ndeshje e dobët që nuk jep shpresa për të ardhmen. Nuk ka perspektivë. Sa i përket anës taktike, duhet ta shohim më mirë dhe unë mendoj se nëse Basha dhe Mavraj do të ishin në lojë do të ishte më ndryshe.

Po të kishte një organizim më të mirë të kundërshtarit do të kishim më shumë problem. Me Mavrajn në lojë do të kishim më shumë siguri mbrapa dhe do të kishim mundësi më të mëdha për të dalë para”, u shpreh Muça. /lexo.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *