UEFA ka hapur procedurë disiplinore kundër Polonisë pasi që u kënduan kore raciste në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Italisë.
Barazimi 1-1 i Polonisë dhe Italisë ka sjell prapë në tribuna problemin e racizmit.
Autoritetet e UEFA kanë marrë incizime ku këndohet në kore duke bërë diskriminim dhe fishekzjarre nga tifozët mysafirë.
UEFA pritet që ta dënoi Poloninë më 21 shtator ku do të mblidhet Këshilli i Trupit Disiplinar të UEFA’së.
Italia dhe Polonia janë në të njëjtin grup në Ligën e Kombëve. /GazetaExpress/