Pas përdorimit të procesorit më të mirë të këtij vit, i teknologjisë së fundit, Snapdragon 845, prodhuesi i njohur tajvanez – HTC, duke se do të vazhdojë të marrë procesorët më të fundit të kompanisë Qualcomm, atë që do të vijë së shpejti – Snapdragon 855.
Procesori i ri Snapdragon 855 do të ndërtohet me procesin e ri 7nm dhe pritet të ofrojë performancë më të mirë dhe përmirësime në efiçencë. Po ashtu, ky procesor do të jetë rival i procesorit Kirin 980 të Huaweit dhe procesorit të ardhshëm të Applet, A12.
Gjithashtu, raportohet se smartfoni i ri në të cilin po punon HTC do të ofrojë mbështetje për rrjetin 5G. Rrjeti 5G pritet të lansohet zyrtarisht vitin e ardhshëm. /fax.al/