Apple do të mbajë ditën e sotme aktivitetin e shumëpritur të prezantimit të iPhone të rinj në kampusin e saj në Cupertino dhe ndër të tjera pritet edhe një orë e re inteligjente.
Aktiviteti fillon në 19:00 me orën tonë lokale dhe do të transmetohet live në internet.
Aktiviteti i Shtatorit është më i rëndësishmi për Apple. Kjo sepse kompania prezantoi modelet e reja të iPhone.
Sipas raportimeve tre iPhone të rinj do të prezantohet këtë vit me një iPhone X të ri, një tjetër iPhone X me ekran më të madh dhe një model i cili do të zëvendësojë iPhone 8.
Ngjarja mund të ndiqet nga faqja zyrtare e Apple: https://www.apple.com/apple-events/
Për të parë aktivitetin duhet të keni:
- Safari në Mac ose iOS
- Microsoft Edge në Windows 10
- Google Chrome ose Mozilla Firefox në Mac ose Windows 10
Gjithashtu ne do tu mbajmë të informuar në lidhje me ngjarjet më të fundit nga prezantimi i iPhone. /PCWorld Albanian/