Lloris zbulon sulmuesin që i ka shkaktuar më shumë probleme

Lloris zbulon sulmuesin që i ka shkaktuar më shumë probleme

Portieri i Francës dhe Tottenham, Hugo Lloris, ka luajtur kundër shumë sulmuesve të nivelit të lartë gjatë karrierës së tij.

Por kush ka qenë sulmuesi më i mirë me të cilin është përballur? Kjo është një pyetje që i bëhet gjatë emisionit të Footissime, që shfaqet në RMC Sport 1.

“Raul,” përgjigjet Lloris. “Është e vështirë të zgjedhësh një sulmues pasi jam përballur me shumë. Por një lojtar si Raul, me të jam përballur kur luante te Real Madrid dhe Schalke.

“Ai e sheh pozicionin e portierit, pozicionin e tij dhe godet i bazuar nga këto gjëra.

“Por edhe sulmues si Luis Suarez, Messi, Ronaldo, nuk kam nevojë të flas për të pasi ata njihen tashmë. Ishte edhe Pauleta kur luaja te PSG.” /botasot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *