Në Suedi “i thurin” lavde Binakut

Në Suedi “i thurin” lavde Binakut

Shqipëria arriti të merrte një fitore të bujshme përballë skuadrës së Izraelit në “Elbasan Arena”. Një nga lojtarët që ra në sy në këtë ndeshje ishte mbrojtësi I krahut të majtë, Egzon Binaku. Lojtari bëri një paraqitje të shkëlqyer si në repartin ofensiv ashtu edhe në atë difensiv.

Megjithatë në ndeshjen me Skocinë u duk sikur në fushë ishte një “Binak” tjetër i cili nuk po dukej aspak në sulm. Pas kësaj ndeshje të shumtë ishin ata që filluan të dyshojnë për cilësitë dhe aftësitë e lojtarit, por këtë gjë nuk e bëjnë mediat suedeze.

Binaku është një lojtar që është rritur te ekipet e moshave të Suedisë, por në zgjedhjen e tij përfundimtare për të ishte vetëm Shqipëria. Mediat suedeze kanë filluar t’I thurin laved lojtarit për paraqitjet e mira, madje nuk lënë pa përmendur as faktin se më parë Binaku ka qenë i kombëtarev të moshave të Suedisë. /botasot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *