Rita Ora është gati të publikojë hitin e radhës.
Rita Ora po kthehet sërish me muzikë. Madje, këngëtarja e suksesshme ka gati dhe ka vendosur për këngën e radhës që do të publikojë, madje shumë shpejt.
Rita sapo ka zbuluar se në fund të këtij muaji, ajo do të sjellë këngën “Let you love me”, që do të jetë këngë paralajmëruese e albumit të saj të dytë shumë të pritur tashmë, përcjell Gazeta Express.
“Albumi im po vjen në Nëntor, ndërsa kam një këngë e cila quhet “Let you love me”, e që do të publikohet në fund të këtij muaji, kështu që, po, gjëra të mira po vijnë dhe jam shumë e lumtur”, ka treguar Rita në një intervistë në radion angleze BBC Radio 2.
Kënga vjen pas disa hiteve të njëpasnjëshme nga këngëtarja, sidomos vitin e kaluar, me të cilat ka arritur që të dëgjohet 1.2 miliardë herë në Spotify./Gazeta Express/