Bursat për programin e Sigurisë Kibernetike për Ballkanin Perëndimor synojnë të përfshijnë profesionistët me potencial të dukshëm të lidershipit në fushën e sigurisë kibernetike ose politikës kibernetike në Ballkanin Perëndimor.
Ky program financohet nga Zyra e Jashtme dhe Zyra e Komonuelthit në Mbretërinë e Bashkuar.
Rreth programit të bursave
Bursat e Sigurisë Kibernetike për Ballkanin Perëndimor janë programe të financuara plotësisht për 10 javë në Universitetin Cranfield në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Çdo bursë për këtë program përfshin:
- Tarifën e programit të plotë
- Shpenzimet e jetesës për kohëzgjatjen e programit
- Koston e biletës së avionit nga vendi juaj në Britaninë e Madhe
Kush mund të aplikojë?
Për të aplikuar ju duhet :
- Të jeni shtetas dhe të jetoni aktualisht në një nga këto shtete: Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi ose Serbi. Ju nuk duhet të keni nënshtetësi britanike.
- Të keni të paktën shtatë vjet përvojë të ngjashme të punës para se të aplikoni.
- Të keni përvojë të mëparshme pune në sigurinë kibernetike, në krimin kibernetik apo në çështjet e politikës kibernetike.
- Të keni njohuri të mira të gjuhës angleze, të cilat mund të vlerësohen nga një dëshmi e gjuhës angleze, në formularin e aplikimit dhe në intervistë.
- Të keni kualifikim të nivelit pasuniversitar (ose trajnim profesional apo përvojë të njëjtë në një fushë të ngjashme) në kohën e aplikimit.
Afati i fundit për aplikime është 24 shtator 2018.
Për të aplikuar klikoni në këtë LINK.
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.
/mundesi.al/