Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, feston sot (e diel) ditëlindjen e tij të 71-të.
Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.
Këta të fundit i kanë bërë një befasi shumë të këndshme atij, duke i organizuar një festë me tortë dhe qirinj.
Ka qenë djali i tij, këngëtari Ermal Fejzullahu, ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në InstaStory një video të shkurtër nga festa që i kanë organizuar të atit për ditëlindje.
Gjatë videos, ai gjithashtu këndon këngën e ditëlindjes, teksa Sabriu bashkë me nipërit i afrohet tortës për t’i fryrë qirinjtë.
Ermali gjatë ditës ka publikuar po ashtu edhe një tjetër fotografi të babait të tij, duke i bërë një urim emocional në mbishkrim.
“Urime Mbret ditëlindjen, paq shëndet e jetë të gjatë”, kanë qenë fjalët e tij. /Telegrafi/